Kryetari i SLS-së thotë se Lista Serbe ua vodhi votat, kërkon rinumërim

21:52 | 18 Tetor 2019

Rinumërimi i votave po kërkohet edhe nga partitë serbe në Kosovë.

Kryetari i SLS-së, Sllobodan Petroviq, sonte në Debat Plus ka thënë se votat e tyre janë vjedhur nga Lista Serbe në këto zgjedhje.

Petroviq ka kërkuar që të rinumërohen votat.

‘’Duam që këto kuti të hapen, ndoshta është gabim por e çuditshme që të ketë aq gabime pikërisht tek ne, prandaj jemi të detyruar që të apelojmë tek institucionet dhe të kryejnë punën e tyre’’

‘’Votat duhet të rinumërohen. Ka dëshmi se na janë vjedhur. Jemi të sigurt se në ato kuti ka më shumë vota se sa këto që i kemi.’’

Petroviq ka prezantuar edhe një formular që thotë se e ka siguruar përmes komisionerëve të partive tjera, ku të gjitha votat e subjekteve politike i regjistrohen Listës Serbe.

Komento: