Kryetari i Vitisë: Vendimi i ministrit Murati për mos ekzekutim të pagave është tendencioz

16:57 | 02 Tetor 2024
kryetari-i-vitise:-vendimi-i-ministrit-murati-per-mos-ekzekutim-te-pagave-eshte-tendencioz

Ministria e Financave (MF) ka njoftuar të martën se një pjesë e punonjësve të Komunës së Vitisë nuk u janë ekzekutuar pagat.

MF-ja ka thënë se Komuna e Vitisë nuk siguron buxhetin e nevojshëm, duke thënë se pagat ekzekutohen vetëm për një pjesë të punonjësve të komunës.

Lidhur më këtë çështje, ka reaguar kreu i kësaj komune, Sokol Haliti.

Haliti ka deklaruar për “Front Online” se ky vendimin i Ministrisë së Financave është tendencioz.

Sipas tij, ekzekutimi i pagave duhet të ndodhë sa më parë.

Ai ka përmendur një arsye që sipas tij, komuna nuk është përgjegjëse.

“Vendim i panevojshëm dhe tendencioz është ky. Kjo çështje duhet të zgjidhet sepse nuk është forma adekuate me u pengu lista e pagave të cilat kanë qenë të planifikuara nga ana e komunës tash pse kontrata kolektive ka shkaktuar probleme në strukturën buxhetore është temë tjetër është përgjegjësi e nivelit qendror e jo e komunave”, deklaroi Haliti për “Front Online”.

Kujtojmë se shërbyesit civilë kanë reaguar që nga dita e djeshme për mos-marrjen e pagave. Ekzekutimi i mjeteve për ta u bë të martën në orët e pasdites.

Komento: