
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit drizi, është deklaruar për media lidhur me vrasjen e policit Afrim Bunjaku në veri të vendit.
Polici me gradën rreshter Bunjaku është me prejadhje nga Vushtrria.
“Familja e ka mërzinë, po e ka edhe forcën sepse janë të vetëdijshëm që sovraniteti i vendit mbrohet në çdo mënyrë, në këtë rast mbrohet me gjak”, tha kryetari Idrizi për media, transmeton Gazeta Express.
Kryetari Idrizi tha se në veri situata është e tensionuar.
“Situatë e paqëëndrushme e tensionuar. Por çkado që të jetë do ti dalim zot vendit”, tha ai ndër të tjera.