Kryetari i Zubin Potokut: Nuk ka ndërprerje të rrymës tek ne, sikurse në disa qytete tjera të Kosovës

10:08 | 29 December 2024
kryetari-i-zubin-potokut:-nuk-ka-nderprerje-te-rrymes-tek-ne,-sikurse-ne-disa-qytete-tjera-te-kosoves


Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, deklaroi për Frontonline se situata e furnizimit me energji elektrike në këtë komunë është stabile dhe pa ndërprerje.

‘’Furnizimi me rrymë është i mirë’’ tha ai.

Sipas tij, faturat po shkojnë siç duhet dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre po paguhet nga qytetarët.

‘’Faturat po shkojnë, një pjesë e madhe paguhet’’ shtoi ai.

Ai theksoi se nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, përveç rasteve kur mot është i i keq, si reshjet e borës dhe shiu.

‘’Përjashtuar disa vendeve ku edhe qarkullimi është më i vështirësuar, kur ka reshje bore dhe shiu’’ deklaroi Peci për FrontOnline.

Zeqiri e vlerësoi furnizimin me energji elektrike si të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm, duke theksuar se mungesat e energjisë janë të kufizuara dhe ndodhin vetëm kur ka probleme teknike.

“Furnizimi me rrymë është i mirë dhe nuk ka probleme të vazhdueshme, përveç atyre që lidhen me çështjet teknike” përfundoi ai.

Komento: