
Nisma e Qeverisë për largimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave veriore përmes një peticionit, nuk po i pëlqen Izmir Zeqirit, kryetarit të Zubin Potokut nga radhët e PDK-së.
Ai në një prononcim për Front Online ka thënë se iniciative e Qeverisë nuk do të ketë sukses.
Zeqiri thotë se nuk janë të gatshëm t’i pranojnë krejt kushtet e pushtetit.
Madje sipas tij, zgjedhjet në veri nuk janë as afër të mbahen.
“Nuk ka as parakushte e as kushte që me u mbajtë zgjedhjet në veri. Do të shkojnë muaj të tërë deri të merr vendim Qeveria për mbajtjen e zgjedhjeve. Qeveria ka nisë nja Udhëzim Administrativ dhe unë nuk e preferoj atë për shkarkimin e kryetarëve dhe nuk do të ketë asnjë sukses ai, por gjithçka çka vjen nga pushteti jemi të hapur të bisedojmë por jo edhe ta pranojmë”, thotë Zeqiri.
Përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Qeveria ‘Kurti’ ka marrë vendim me 1 gusht 2023 që të nisen procedurat për largimin dhe shkarkimin e katër kryetarëve shqiptarë në komunat Veriore.
Sipas vendimit të MAPL-it, është hartuar një Grup Punues që do të hartojë një Udhëzim Administrativ për caktimin e procedurave që përmes një iniciative do të largohen kryetarët e katër komunave në Veri të Kosovës, të zgjedhur më 23 prill./Front Online/