Kryetari Ruzhdi Shehu nënshkruan një marrëveshje të re për Junikun

16:19 | 11 Shtator 2025

Komuna e Junikut nënshkruan kontratë për e masave për rritjen e efiçiencës së energjisë dhe përdorimin e burimeve të qëndrueshme në ndërtesat komunale.

Komuna e Junikut, e përfaqësuar nga kryetari Ruzhdi Shehu, ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me përfaqësuesen e kompanisë N.N.P Studio Links 4, Nafije Gashi-Ademi.

“Ky projekt financohet në kuadër të programit IPA CBC Albania – Kosova dhe ka për qëllim hartimin e raporteve dhe projekteve të detajuara, mbikëqyrjen e punimeve dhe zbatimin e masave për rritjen e efiçiencës së energjisë dhe përdorimin e burimeve të qëndrueshme në ndërtesat komunale”, thuhet në njofitm.

Aty thuhet se me këtë marrëveshje, Komuna e Junikut synon të forcojë kapacitetet teknike dhe të sigurojë një mbikëqyrje profesionale në realizimin e projekteve zhvillimore në territorin e saj. /ORAinfo/

Komento: