Kryetari serb i Zubin Potokut largon flamurin e Kosovës dhe foton e presidentes nga zyra

16:56 | 08 Dhjetor 2025
Kryetari serb i Zubin Potokut largon flamurin e Kosovës dhe foton e presidentes nga zyra

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Milosh Peroviq ka larguar flamurin e Kosovës dhe fotografinë e presidentes Vjosa Osmani nga zyra e tij.

Kjo shihet në një fotografi të publikuar nga Lista Serbe në Instagram, ku duket qartë se simbolet shtetërore janë hequr nga hapësirat zyrtare të komunës.

Pak ditë më parë, ish-kryetari Izmir Zeqiri deklaroi për Klan Kosovën se mosrespektimi i simboleve shtetërore përbën shkelje ligjore.

Komento: