Kryetari Smajl Latifi priti në takim komandantin e ri të RC-West të KFOR-it, Federico Mora

17:25 | 18 Mars 2026
kryetari-smajl-latifi-priti-ne-takim-komandantin-e-ri-te-rc-west-te-kfor-it,-federico-mora

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur sot në takim komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore (RC-West) të misionit të KFOR, të udhëhequr nga NATO, kolonelin Federico Mora, shkruan Gazeta 10.

Me këtë rast, Latifi e ka uruar kolonelin Mora për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në angazhimin e tij në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për çështjet e sigurisë në rajon, forcimin e bashkëpunimit institucional, si dhe mundësitë e përkrahjes në projekte që janë në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Kryetari Latifi ka shprehur mirënjohje për rolin dhe angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ai gjithashtu ka thënë se Komuna e Rahovecit mbetet e hapur për komunikim dhe bashkëpunim të mëtejmë me KFOR-in, në funksion të garantimit të sigurisë dhe të mirës së përgjithshme për të gjithë qytetarët./Gazeta 10

Komento: