Kryetari Veseli takohet me drejtuesit e Odës Ekonomike, ja çka biseduan

13:35 | 21 September 2020

Partia Demokratike e Kosovës e konisderon shqetësuese sjelljen e qeverisë aktuale karshi krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe neglizhencën e saj për të kaluar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike javën që shkoi.

Kanë kaluar gjashtë muaj nga Prilli, kur PDK-ja ka propozuar pakon ekonomike që i përmbushte nevojat e qytetarëve dhe bizneseve, por ishte bllokuar atë kohë nga Lëvizja Vetëvendosje që udhëhiqte me qeverinë.

Avazin e vjetër të bllokadës dhe paaftësisë, po e vazhdon edhe kjo qeveri e udhëhequr nga LDK-ja, cila ka propozuar në Kuvendin e Kosovës një pseudo-pako ekonomike, që jo vetëm nuk i përmbushë nevojat elementare të ekonomisë tonë, por fillimisht ka mashtruar qytetarët për tërhjeqjen e 10% të trusit, duke premtuar rimbursim ndërsa më vonë as që e përmendi.

Nga të dhënat zyrtare të mjeteve që qytetarët posedojnë në Fondin e Trustit Pensional, rezulton se një përqindje e madhe do të mund t’i tërheqin vetëm një shumë të vogël të mjeteve. Ky është mashtrim ndaj qytetarëve dhe nevojave të tyre të përditshme.

Sjellja e kësaj qeverisje është e mentalitetit bllokues dhe në mungesë të numrave të saj në Kuvendin e Kosovës për ta kaluar pakon, e ka hedhur fajin tek opozita.

Partia Demokratike e Kosovës, karshi përgjegjësisë së saj ndaj qytetarëve dhe bizneseve të vendit, e fton qeverinë e Kosovës që ta plotësoj Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid-19; t’i merr parasysh kërkesat e odave ekonomike dhe propozimet e PDK-së, në mënyrë që kjo të votohet brenda një dite në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë drejtim, Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka takuar sot drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, dhe të Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, me të cilët ka diskutuar për krizën e thellë ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe ka mbështetur iniciativën e odave për përfshirjen e kërkesave të tyre në Projektligj.

Si parti e qendrës së djahtë, PDK vlerëson se në këtë gjendje pandemie, institucionet e shtetit mund të ofrojnë lehtësira fiskale dhe të eliminoj procedurat burokratike; të përkrah drejtpërdrejt ndërmarrësit e Kosovës; si dhe të shoh praktikat më të mira evropiane të tërheqjes së mjeteve të tyre nga qytetarët prej Trustit Pensional dhe mbështesë të gjitha kategoritë sociale pa dallim.

Që nga fillimi i pandemisë, PDK-ja është e para dhe e vetmja parti politike që ka propozuar zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës pakon emergjente dhe ka bërë propozime konkrete për t’i tejkaluar pasojat e rënda ekonomike.

Komento: