Kryetari Xhafer Tahiri kundërligjshëm lejon Postën të kryej shërbime brenda Komunës

10:07 | 15 Prill 2019

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhefer Tahiri, nuk heziton t’i bëjë reklamë në rrjetet sociale, komunës që ai drejton. Sipas Xhaferit, kjo komunë është ndër me të suksesshmet në prokurimin publik, por praktika po e dëshmon të kundërtën.

Pikërisht në Prokurimin Publik, Komuna e Vushtrrisë është e ‘vërshuar’ nga skandalet.

Kjo komunë në kundërshtim me vendimin e Autoritetit të Konkurrencës, përmes një vendimi me ‘iz’ të kryetarit Xhaferi ka lejuar Postën e Kosovës që t’i kryej shërbimet e pagesave brenda Komunës.

Lejimi i kryerjes së shërbimeve nga Posta brenda Komunës është bërë pa u përfillur asnjë procedure prokurimin apo shpallje publike.

Kësisoj, kryetari Xhaferi me këtë vendim nuk ka respektuar as ligjin për konkurrencë të lirë, gjegjësisht vendimet e Autoritetit për Konkurrencë, i cili kërkon që në çdo hapësirë publike të këtë mundësi konkurrimi edhe nga operatorët e tjerë ekonomik, e jo këtë të drejtë ta ketë vetëm Posta e Kosovës.

ORAinfo merr vesh se pas një periudhe një mujore të zhvillimit të aktivitetit të pagesave nga Posta e Kosovës brenda objektit të Komunës, kryetari Tahiri prishë marrëveshjen me Postën e Kosovës në negociata private me ta, duke i garantuar të njëjtëve që nuk do t’i pengojnë në zhvillimin e aktivitetit.

Postës i ishte ndaluar kryerja e shërbimeve të pagesave brenda Komunës së Vushtrrisë gjatë periudhës nëntor 2018 deri shkurt 2019, por pa i obliguar që t’i largojnë pajisjet dhe sportelin nga hapësirat e Kuvendit Komunal.

Ndërsa në muajin mars të këtij viti, Posta prapë ka filluar të kryej shërbime të pagesave brenda Komunës, sërish pa u respektuar asnjë procedurë prokurimi apo shpallje publike.

ORAinfo ka kërkuar përgjigje nga zyra e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhefer Tahiri, se çfarë procedurash ka përdorur Komuna, kur ka nënshkruar marrëveshje me Postën për lejimin e kryerjes së shërbimeve brenda Komunës, por ata kanë refuzuar të përgjigjen.

Portali ka kontaktuar edhe me kryetarin Tahiri, por edhe ai me ta kuptuar se jemi nga ORAinfo ka thënë se është i zënë dhe më nuk është përgjigjur në telefon. /ORAinfo/

Komento: