Kryetarja e Gjykatës Speciale nuk aprovon modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës: Nuk ka shprehur keqardhje

11:56 | 12 Dhjetor 2025
Kryetarja e Gjykatës Speciale nuk aprovon modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës: Nuk ka shprehur keqardhje

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën për modifikim të dënimit ndaj Haxhi Shalës.

Trendafilova, siç njofton Specialja, ka vendosur që Haxhi Shalës nuk do t’i ulet apo modifikohet dënimi as pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit.

“Për të marrë këtë vendim, Kryetarja u konsultua me gjykatësit e paneleve që kanë shqiptuar dënimin, siç parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”) dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në rregullën 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave”, thuhet në vendim.

“Kryetarja vuri në dukje konkretisht se z. Shala nuk kishte shprehur keqardhje dhe deklaroi se do ta shqyrtonte modifikimin e mundshëm të dënimit të z. Shala pas dy muajsh”, potencon tutje vendimi.

Read more

Komento: