Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës

07:38 | 26 November 2024
kryetarja-e-komisionit-per-mbikeqyrjen-e-aki-se:-urgjentisht-te-fillojne-hetimet-ndaj-rilind-gervalles

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas publikimit të audio-inçizimiit ku Drejtori i Televizionit Publik Rilind Gërvalla dëgjohet tek sa përdorë Agjencinë e Intelegjencës për t’a arsyetuar lajmin e rremë kundër dy mediave vendore.

Musliu ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që urgjentisht të filloj hetimet ndaj Rilind Gërvallës.

“As RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë.” – është shprehur ndër tjerash ajo.

E plotë:

Katër muaj më parë, kur opinioni publik u trondit nga ngjarjet që implikuan AKI-në raportimet e RTK-së, publikisht i kam bërë kërkesë Prokurorisë Speciale, për të hetuar me urgjencë veprimet e Rilind Gërvallës dhe pretendimet e tij në lidhje me implikimin e AKI-së në fabrikimin e lajmeve të rrejshme.

Neglizhenca e organeve përgjegjëse, shkakton me të drejtë indinjatë të thellë sepse siç po shihet audioniçizimi i publikuar sot dëshmon qartë se si AKI-ja, një institucion shtetëror i ndjeshëm, është përdorur për të fabrikuar lajme të rrejshme dhe për të sulmuar mediat që konsiderohen si kundërshtare nga pushteti.

Kjo nuk është më vetëm një shkelje e rëndë e etikës profesionale, por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe lirisë së mediave.

Prandaj, edhe sot e përsëris kërkesën time drejtuar prokurorisë së shtetit që urgjentisht të fillojë hetimet ndaj Rilind Gërvallës dhe të thërrasë në përgjegjësi të gjithë individët e përfshirë në këtë aferë skandaloze dhe të rrezikshme për rendin tonë demokratik. As RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë.

Komento: