Kryetarja e KQZ-së fton Prokurorinë dhe Policinë që të jenë të pranishëm në QNR

10:19 | 17 October 2019

Daka fton Prokurorinë dhe Policinë që nga sot të jenë të pranishëm në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka në mbledhjen e zhvilluar sot ka ftuar organet e sigurisë që të jenë të pranishme në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

“Askush nuk i ndalon Prokurorinë dhe Policinë që të jenë të pranishme në QNR. Lirisht mund të qëndrojnë aty dhe t’i marrin provat me emra dhe numra të vendvotimeve ku kanë ndodhur manipulime”, tha Daka, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që KQZ ka vendosur që 530 vendvotime t’i dërgojë në rinumërim, për shkak të manipulimeve që Komisionerët nga subjektet politike

Komento: