Valdete Daka, ka vlerësuar se zgjedhjet janë të pashmangshme.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valdete Daka, tha se pse nuk është ky vit zgjedhor tashmë dihet se zgjedhjet janë të pashmangshme.
Sipas saj, KQZ-ja është e përgatitur për këtë proces kurdo që zgjedhjet shpallen.
“Ne jemi te gatshëm dhe kurdo që zgjedhjet shpallen ne do t’i organizojmë”, tha Daka.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka diskutuar lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2017, raporton EO.
Florian Dushi nga Këshilli për Çështje Ligjore, ka njoftuar lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në vitin 2017.
“I rekomandon KQZ-së që të aprovoj kërkesën për të njoftuar prokurorinë e shtetit për shkeljet, manipulimet apo abuzimit që janë konstatuar në qendrën e numërimit të rezultateve në 2017”, tha Dushi.
“Subjektet kanë vota ndërsa kandidati jo, kandidati ka vota e subjekti jo, kandidati ka më shumë vota se sa subjekti politik, gjithë kandidatët kanë më shumë vota se sa vetë subjekti politik, këto janë disa nga shkeljet e vërejtura në 2017”, tha ai.
“Prokuroria ka rekomanduar KQZ-në që vendvotimet që kanë pasur dallim pas rinumërimit për mbi 100 vota të mos i asgjësoj fletëvotimet nga zgjedhjet e mbajtura së fundmi herë në komunat e veriut të Kosovës dhe të sillen si dëshmi në organet e drejtësisë, në Prokurorinë e Shtetit”, shtoi ai.
Daka kërkoi që edhe personat që kanë votuar më shumë se njëherë të hetohen sepse ka të tillë.
“Pragu 50% të mospërputhjes së votave dhe zgjedhjet e vitit 2017, ndërsa për zgjedhjet lokale të 2017 dhe ata që kanë votuar më shumë se njëherë pritet një rekomandim tjetër”.
Gjithashtu në këtë mbledhje KQZ-ja ka marrë vendim në mbledhjen e radhës që të miratojë kërkesën e tri partive politike për regjistrim.
Bëhet fjalë për Iniciativës Politike “Partia Balliste”, Partinë Euroatlantike të Kosovës e udhëhequr nga deputeti Milaim Zeka dhe Partinë Demokratike të Diasporës.