Kryevepër nga Marotta: Inter transferon dyshen 100 milionëshe të Serie A

22:32 | 23 Dhjetor 2025

Inter ka gati dy super goditje për merkaton e verës.

Nëse për merkaton e janarit nuk pritet të ndërhyjë, Inter ka filluar që tani nga puna për merkaton e verës.

“Corriere dello Sport” zbulon se Inter ka në plan transferimin e dy lojtarëve të Atalantës, Marco Palestra i huazuar këtë sezon te Cagliari dhe brazilianit Ederson.

20-vjeçari Palestra, i cili po shkëlqen me Cagliarin këtë sezon, shihet nga zikaltrit si zëvendësuesi ideal i Denzel Dumfries në krahun e djathtë. Holandezi momentalisht është i dëmtuar por e ardhmja duket larg zikaltërve. Për Dumfries ka interes nga Barcelona, por edhe nga ekipet e njohura të Premier League si Tottenham dhe Aston Villa.

Përsa i përket Ederson, interesi për brazilianin është i vjetër, pasi klubi zikaltër e ka kërkuar edhe më parë. Transferimi i Ederson shihet si një mundësi ideale për të rifreskuar mesfushën.

Komento: