Kryevepër nga Marotta, Inter transferon yllin 50 milionësh me kosto zero

09:06 | 15 Janar 2026

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Interi nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Marotta po shqyrton sikurse ka bërë zakonisht sezonet e fundit situatën e lojtarëve që u skadon kontrata.

Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e Ibrahima Konate nga Liverpooli me parametra zero.

Francezit i skadon kontrata me Reds verën e ardhshme dhe Marotta ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Konates.

Real Madrid është tërhequr nga gara për Konate dhe Inter është favorit për të siguruar shërbimet e tij.

Komento: