Kryevepër nga Tare, Milan transferon yllin 60 milionësh me kosto zero

20:38 | 21 Janar 2026

Tare ka gati super goditjen për merkaton e verës.

Pavarësisht se është në garë të fortë për titullin kampion në Serie A, te Milan janë të vetëdijshëm se kanë nevojë për disa përforcime, për të qenë kompetitiv në të gjitha garat në sezonin e ri.

Mediat italiane zbulojnë se drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, po planifikon një goditje të bujshme nga Manchester City.

Bëhet fjalë për John Stones, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mund të mbërrijë në Milano si lojtar i lirë.

Stones shihet si profili i duhur me përvojën që ka për të forcuar skuadrën, pasiqë mund të mbulojë disa pozita në mbrojtje dhe mesfushë.

Kujtojmë se City e transferoi Stones nga Everton për 60 milionë euro.

Komento: