Kryeziu-Hyseni: BE-ja të na trajtojë barabartë, kanë qasje të njëanshme

09:12 | 27 Tetor 2023
kryeziu-hyseni:-be-ja-te-na-trajtoje-barabarte,-kane-qasje-te-njeanshme


Këmbënguljen e ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, po e sheh jo të nevojshme.

Thotë se ata në vazhdimësi kanë këmbëngulur për këtë gjë.

Ajo, deklaron se nëse Bashkimi Evropian nuk flet për sigurinë e qytetarëve të Kosovës dhe kjo gjë anashkalohet nga ta atëherë mund të shkohet drejt një konflikti të ri në Ballkanin Perëndimor.

“Pra nuk janë kushtet për të diskutuar për një gjë të tillë, as për t’u rikthyer madje në dialog, përderisa nuk flitet për sanksione ndaj Serbisë dhe përderisa nuk flitet për sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pra, duke anashkaluar këto fakte ne mund të shkojmë drejt një konflikti të ri në Ballkanin Perëndimor. Pra, kemi disa konflikte aktive sot në botë, ne mund të shkojmë drejt një konflikti të ri në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ajo.

Kryeziu-Hyseni pohon se nuk mund t’i vendosen masa Kosovës  duke qenë e gatshme ti bindet secilit do kriter që BE e kërkon, ndërkohë të mos sanksionohet dhe të qëndrohet indiferent ndaj Serbisë e cila ka organizuar sulm terrorist.

“Pra, nuk është aq e thjeshtë t’i bindemi apo t’i themi po diplomatëve në rregull po e pranojmë draftin e juaj, po rikthehemi në dialog sepse po flasim për një çështje tejet serioze dhe shumë më të ndjeshme dhe e cila sigurisht ka nevojë që të trajtohet më detajisht se që ka ndodhur deri më tani, sepse këto çështje duhet të diskutohen, duhet të marrim garancë ne se qytetarët e Kosovës nuk janë të rrezikuar, duhet të marrin ne garancë se ju po mendoni ta sanksiononi një shtet në mënyrë që ta parandaloni që ta bëj një veprim të tillë në të ardhmen përpara se të diskutojmë për çfarë do mundësie tjetër që përfshihet me dialogun”, ka deklaruar Kryeziu-Hyseni.

Komento: