Kryeziu-Hyseni: Dhuna në Kuvend tregon se në çfarë gjendje është opozita, PDK shumë e frustruar

08:07 | 28 Korrik 2023
kryeziu-hyseni:-dhuna-ne-kuvend-tregon-se-ne-cfare-gjendje-eshte-opozita,-pdk-shume-e-frustruar


Përleshjen fizike mes deputetëve opozitar të PDK-së dhe ministrat të pozitës në Kuvend e ka komentuar për Front Online deputetja e VV-së, Arbreshë Kryeziu-Hyseni.

Ajo thotë se provokimi erdhi nga deputetët e PDK-së.

Kryeziu-Hyseni tha se dhunë në Kuvend tregon se në çfarë gjendje është opozita.

Deputetja thotë se asnjëherë PDK nuk ka qenë më e frustruar se tani.

“Kemi pasur një provokim të deputetëve të opozitës së PDK-së të cilët kanë provokuar ministrat që i kemi parë. Opozita ka kohë që po pret të shkaktojë akte të tilla brenda kuvendit që është e patolerueshme se nuk duhet të përçohet një mesazh i dhunës prej Kuvendit por kjo dhunë tregon në gjendjen në të cilën ndodhët opozita sot. Po flasim për subjektin politik që sot më së shumti kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje i cili është më i frustruar prej gjitha vendimeve që Qeveria i ka dhe jo vetëm në dialog por edhe në proceset e tjera institucionale”, deklaroi deputetja.

 

Komento: