Kryeziu-Hyseni: Kurti s’është ulur në tavolinë me Vuçiqin pas 24 shtatorit, këtë s’do duhej ta bënte as BE-ja

09:44 | 27 Tetor 2023
kryeziu-hyseni:-kurti-s’eshte-ulur-ne-tavoline-me-vuciqin-pas-24-shtatorit,-kete-s’do-duhej-ta-bente-as-be-ja


Pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të ketë dialog pa sanksionim të Serbisë.

E, lidhur me atë se a duhet të ulet kryeministri Kurti në tavolinë me presidentin Vuçiq, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se një gjë e tillë nuk është parë deri më sot.

Por, se shton se këtë nuk do të duhej ta bënin as Bashkimi Evropian.

“E kemi parë që deri më sot kryeministri Kurti nuk është ulur në një tryezë bashkë me presidentin Vuçiq i cili është kreu i organizimit të sulmit terrorist dhe unë besoj që as Bashkimi Evropian nuk do të duhej të ulej në të njëjtën tavolinë me një person që organizon sulme terroriste në vendet e Ballkanit Perëndimor sepse fundja Bashkimi Evropian në vazhdimësi e potencon që nuk do të jetë i plotë pa anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor dhe meqenëse po synon ta anëtarësoj Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian duhet të jenë të kujdesshëm me kë ulen dhe duhet të jenë të kujdesshëm kur ulen përballë organizuesve të sulmeve terroriste”, ka thënë ajo, për Front Online.

Kryeziu-Hyseni thotë se kryeministri Kurti ka qëndrim të duhur sa i përket dialogut, e jo siç deklaron ajo që disa kryeministra më parë iu kanë bindur kërkesave të Vuçiqit e të faktorit ndërkombëtar.

 

Komento: