Kryeziu i KDI-së: Ilir Kërçeli do të ishte propozimi më i mirë aktualisht për kryetar të Kuvendit

13:26 | 25 Gusht 2025
Kryeziu i KDI-së: Ilir Kërçeli do të ishte propozimi më i mirë aktualisht për kryetar të Kuvendit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, e ka propozuar një emër që do të ishte zgjidhje ideale, sipas tij, për kryetar të Kuvendit.

Ai e ka përmendur Ilir Kërçelin, i cili ka qenë edhe shef i kabinetit të Glauk Konjufcës.

Postimi:

Nesër pritet të mbahet seanca tjetër për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. E di që mendimi apo propozimi im nuk kanë peshë vendimmarrëse, por meqë secili po jep nga një propozim, po e jap edhe unë një.

Duke pasur parasysh se Ilir Kërçeli për një kohë të gjatë ka qenë këshilltar, e më pas edhe shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, besoj se ai do të ishte një propozim dhe një zgjedhje ndër më të mirat aktualisht për kryetar Kuvendi.

Komento: