Kryeziu: Kurti ka krijuar panik me alarmimin për sulm

08:08 | 25 December 2024
kryeziu:-kurti-ka-krijuar-panik-me-alarmimin-per-sulm

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, e vlerësoi negativisht deklarimin e kryeministrit Kurti se priten sulme terroriste para, gjatë dhe pas festave nga grupe të organizuara serbe, pasi sipas tij, kjo krijon panik te qytetarët.

“Nuk është dashur ta thotë kështu. Nëse ka ndonjë luftë, duhet ta përgatisë popullin, jo të jetë publik, se qytetarët s’janë të përgatitur për luftë, lufta është serioze, ne kemi kaluar një luftë dhe kjo krijon stres te njerëzit dhe duhet pasur kujdes edhe presidentja e edhe kryeministri”.

“Unë nuk konsideroj që do të ndodh diçka sepse e kemi KFOR-in aty, sidomos KFOR-i amerikan, gjerman anglez, e kështu me radhë, dhe nuk besoj që mund të ndërhyjë dikush dhe të krijojë situata të palakmueshme”, deklaroi Kryeziu në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje ai shtoi se duhet të përgatitemi për luftë nëse ka nevojë, por jo Kurti ta përmendë në këtë formë.

“Sipas mendimit tim, është një qasje tepër e gabuar edhe e kryeministrit dhe e presidentes që dalin kështu për ta njoftuar popullin se çka po ndodh. Nëse e njofton popullin se çka po ndodh, duhet të përgatitet populli, ose tani të del populli të pyet ‘çka duhet të bëjmë në?’”, përfundoi Kryeziu.

Komento: