Kryeziu: Ndërkombëtarët të bëjnë presion për t’i arrestuar të akuzuarit e Banjskës

18:26 | 12 Shtator 2024
kryeziu:-nderkombetaret-te-bejne-presion-per-t’i-arrestuar-te-akuzuarit-e-banjskes


Ish-gjykatësi në Kushtetuese, Kadri Kryeziu për të akuzuarit për sulmin në Bansjkë ka thënë se ndërkombëtarët duhet të bëjnë presion për t’i arrestuar e gjykuar në Kosovë.

Kryeziu për “Front Online” tha se ekzistojnë marrëveshje për ekstradim por Kosova me Serbinë nuk ka.

“Problemi i Banjskës është problem edhe ndërkombëtar jo vetëm nacional i yni. Ekzistojnë disa marrëveshje për ekstradim për peronat që kryejnë vepra penale por s’kemi kësi marrëveshje me Serbinë. Faktori ndërkombëtarë duhet të bëjë presion që ata duhet të arrestohen dhe të kthehen në Kosovë për t’i gjykuar”, thotë Kryeziu.

Kryeziu potencoi se me Kodin Penal të Kosovës të akuzuarit kanë të drejtë të gjykohen në mungesë.

Ai e ka cilësuar si kohën e duhur ngritjen e aktakuzës.

“Me Kodin Penal të Kosovës kemi të drejtë t’i gjykojmë edhe në mungesë. Aktakuza është ngritur me kohë se duhen fakte, nuk bëhet shpejt se janë shumë persona kjo ka karakter juridik, penal, politik dhe sigurisë”, theksoi Kryeziu për “Front Online”.

Komento: