Kryeziu: Qeveria e ka obligim ligjor ta dërgoj draft-statutin në Kushtetuese

08:01 | 09 Korrik 2024
kryeziu:-qeveria-e-ka-obligim-ligjor-ta-dergoj-draft-statutin-ne-kushtetuese

Ish-gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se Qeveria e Kosovës e ka obligim ligjor ta dërgoj draftin e Asociacionit në Kushtetuese.

Kryeziu thotë se çdo veprim tjetër është politik.

“Bazën e ka në Marrëveshjen e 2013-tes në Bruksel, në bazë të saj janë edhe përshkrimi i detyrave, zbatimi i kësaj marrëveshje, Qeveria ka për obligim Kushtetues dhe ligjor për dërgimin e projekt-statutin në Kushtetuese e kjo duhet të bëhet me një vendim i cili quhet dekret. Të gjitha rrugët tjera nuk janë ligjore e as Kushtetuese kanë karakter politik e partiak”, vlerësoi Kryeziu.

Komento: