
Udhëheqësi i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj qeverisë, duke thënë se, është e patolerueshme që Qeveria të promovojë, zyrtarë të lartë publik e institucional, të cilët janë sanksionuar si të papërshtatshëm për hyrje në SHBA, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të madh.
Kryeziu në një postim në Facebook, ka transmetuar se, “emërimi i personave në pozita të larta publike dhe institucionale, është në kundërshtim me integritetin dhe është kompromis me korrupsionin”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka shtuar se, “emërimi dhe mbajtja në pozita të larta publike të personave që janë përfshirë në listën e sanksioneve të SHBA-së për korrupsion, është ndjekje dhe promovim i shembujve të këqij të rajonit”.
Postimi i plotë: