
Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se korrigjimi i votave që po bëhet pas rinumërimit, nuk e zhbën dëmin që i është shkaktuar besueshmërisë së procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.
“Teknikisht, rinumërimi ka korrigjuar keqpërdorimet dhe ka rikthyer numrin real të votave për secilin kandidat. Megjithatë, problemi kryesor nuk qëndron më te rezultati – i cili mund të kriojë përbërjen e njëjtë të kuvendit, me atë të para rinumrimit – por te besueshmëria e procesit zgjedhor, e cila është dëmtuar rëndë”, ka shkruar Kryeziu.
Ky reagim i Kryeziut vjen pasi procesi i rinumërimit po shkon drejt fundit dhe pritet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve, hap ky që i paraprinë krijimit të institucioneve të reja, Kuvendit e Qeverisë.