Kryhet “drama”, kësaj skuadre do t’i takojë Rakitic

10:02 | 29 Prill 2019

Ivan Rakitiç ka insistuar se nuk do të transferohet askund tjetër dhe shpreson se do të qëndrojë në Camp Nou për të paktën edhe disa vjet.

Ka pasur shumë zëra për të ardhmen e 31-vjeçarit në muajt e fundit, duke parë emrin e tij të lidhur me ekipet si Manchester United, Juventus dhe Inter, përcjell ORAinfo.

Ndërsa dritarja e transferimit të verës afrohet më shumë, ylli i Kroacisë ka shprehur dëshirën e tij për të mbetur një lojtar i Barcelonës për një kohë të gjatë.

“Unë nuk dua të jem askund tjetër”, u tha ai gazetarëve gjatë festimeve të titullit të Barçës të shtunën. “Unë shpresoj se klubi, presidenti, trajneri dhe tifozët e shohin këtë në të njëjtën mënyrë si unë.

“Unë shpresoj se ata do të më thonë se do të qëndroj këtu edhe për tre vjet. Do të doja të tregoja tri vite të tjera në kontratën time dhe të thosha se do të jem këtu edhe tre vjet”, ka thënë ylli I Barcelonës.

Rakitiç luajti 90 minuta në ndeshjen e Barcelonës ndaj Levantes, duke e çuar atë në 48 paraqitje për sezonin./ORAinfo/

Komento: