Kryhet puna, ja cilën fanellë do ta vesh Rabiot

16:39 | 14 Maj 2019

Manchester United dëshiron nënshkrimin e Adrien Rabiot, raporton The Daily Mirror.

Por, ai me shumë gjasë do të i bashkohet Juventusit.

Lojtari francez është një futbollist i kërkuar në të gjithë Evropën, pasi që kontrata e tij me PSG do të përfundojë në verë, përcjell ORAinfo.

Juventusi ka qenë i lidhur me të kohët e fundit, dhe ai i përshtatet profilit të tyre në mënyrë perfekte.
Reputacioni i tyre për nënshkrimin e lojtarëve në transfertë falas është i njohur, me Ramsey që tashmë është duke u bashkuar nga Arsenali këtë verë.

Rabiot ka cilësinë për të luajtur kudo në Evropë. E vetmja gjë që e ka ndaluar atë në vitet e fundit ka qenë mentaliteti i tij.

Real Madridi dhe Barcelona gjithashtu thuhet se janë të prirur për të marrë një rrezik për francezin, i cili ishte lënë jashtë skuadrës fituese të Kupës së Botës në Francë për shkak të qëndrimit të tij të dobët.

Me kaq shumë klube të mëdha në kuadër të nënshkrimit të tij, ai duket të jetë në një pozitë të mirë negociuese, dhe sipas Daily Mirror, Manchester United mund ta ketë të vështirë ta bindë atë që të bashkohet me ta pa mundësitë e futbollit të Ligës së Kampionëve për të tërhequr atë./ORAinfo/

Komento: