
Marotta e ka gjetur pasardhësin e Bastonit me parametra zero.
Alessandro Bastoni, është njëri nga lojtarët më të përfolur te Interit kohët e fundit, pasiqë është i lidhur me një largim nga Meazza pas përfundimit të sezonit.
Drejtuesit e Interit janë të hapur ta lënë të lirë Bastonin nëse në adresë të klubit arrin një ofertë prej 70-80 milionë eurove.
Interesimi për 26-vjeçarin është i madh me skuadra si Barcelona dhe Liverpool që pritet të duelojnë për të siguruar shërbimet e italianit.
Marotta e ka gjetur tashmë pasardhësin e Bastonit, në rast se ky i fundit largohet. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Bournemouth, Marcos Senesi.
Mbrojtësit argjentinas i skadon kontrata në verë, ndërsa në garë për të janë Juventus dhe Barcelona.
Marotta njihet si ekspert i afrimeve falas