Kthehen në Kosovë familjet kosovare që ishin të ngujuara në Siri

23:59 | 19 Prill 2019

Disa prej familjeve kosovare që kanë qenë në Siri, sonte në orët e vona janë kthyer në Kosovë.

Disa familje që kishin mbetur të ngujuara në Siri, sonte janë kthyer në Kosovë. Kthimi i tyre është bërë pasi Gazeta Express ka raportuar gjatë ditës së sotme, duke sjellë dokumente ekskluzive për këto raste.

Gazeta Express ka mësuar se të kthyerit nga Siria kanë arritur në Kosovë rreth orës 23:00.

Sipas burimeve forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar Aeroportin e Prishtinës, më saktësisht vendi ku gjendet zona VIP.

Gazeta ka mësuar se grupi i grave dhe fëmijëve që kthehen nga Siria në Kosovë, do të shoqërohen në Polici për të qëndruar aty.

Policia ende nuk ka dhënë detaje se pse është kjo prani e Policisë në Aeroport.

Gazeta Express dhe T7 ka siguruar listën e disa prej tyre që dëshmojnë se ata kanë nisur jetën dhe po jetojnë në këtë zonë rrezikshme.

Në dokumentet e siguruara nga T7 shihen fletëlëshimet nga spitalet e Sirisë, ku fëmijët kosovar kanë lindur.

Në vitin 2017 këta fëmijë bashkë nënat e tyre kishin tentuar të kthehen në Kosovë, por që sipas burimeve institucionet e Kosovës, nuk i kishin qenë të interesuara për riatdhesimin e tyre.

Ata kishin qëndruar afër një muaj në zonën kufitare të Turqisë me Sirinë dhe më pas janë kthyer në kamp.

Kthimin e fëmijëve në Kosovë ishte interesuar ta bënte edhe Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare.

Por, për këtë nuk ishin të interesuara institucionet e Kosovës.

Në atë kohë kemi biseduar me zyrën e presidentit, kryemisnitrit, por ka rezulata. Nuk kemi marrë përjigjeje zyrtare, por kemi pas info se arysje ka qenë se disa fëmijë ka qenë që fëmijët kanë lidnur në Siri dhe nuk kanë mundur me i konfirumu.

Të dhënat e fundit të publikuara në media tregojnë se më shumë se 150 burra, gra dhe fëmijë nga Kosova ende janë në vatrat e luftës, por që asnjë shtet nuk dëshiron t’i mbajë.

Ndërsa janë edhe 60 fëmijë të tjerë të cilët kanë lindur në vitet e fundit dhe të cilët së paku njërin nga prindërit e kanë me shtetësi të Kosovës.

Komento: