Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot me temperatura të ulëta.
Temperaturat do të shkojnë deri në minus nëntë gradë Celsius.
“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Rrezet e diellit nuk do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave, pasi që masat e ajrit me origjinë arktike vetëm çka do të jenë më të fuqishme dhe si pasojë, do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, thotë në njoftim, përcjell ORAinfo.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius. /ORAinfo/