Kthehet Conti, dy super-yje do t”i mungojnë Milanit kundër Lazios

21:36 | 12 Prill 2019

Andrea Conti, është kthyer në skuadrën e Milanit për ndeshjen e tyre të Serie A me Lazion të shtunën, por Gianluigi Donnarumma dhe Lucas Paqueta mbeten të mënjanuar.

Conti është kthyer pas ndeshjeve të humbura kundër Udinese dhe Juve me një problem muskulor, por Donnarumma është ende një javë larg kthimit, ndërsa Paqueta ka nevojë për pak më shumë kohë, përcjell ORAinfo.

Mattia Caldara do të fillojë në mbrojtje qendrore vetëm për herë të dytë këtë sezon.

Skuadra e Milanit do të përballet me Lazion: Donnarumma A, Plizzari, Reina; Abate, Calabria, Caldara, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Strinic, Zapata; Bakayoko, Bertolacci, Biglia, Kessie; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Piatek, Suso./ORAinfo/

Komento: