Është kthyer furnizim me energji elektrike në Çernoibil.
Furnizimi me energji elektrike është rikthyer në centralin e çmontuar bërthamor të Çernobilit, që është nën kontrollin e forcave ruse, thanë zyrtarët ukrainas të dielën.
“Sot, falë përpjekjeve të jashtëzakonshme të specialistëve ukrainas të energjisë, inxhinierët tanë bërthamorë dhe elektricistët kanë arritur të rikthejnë furnizimin me energji elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit, që është nën kontrollin e pushtuesve rusë”, tha ministri për Energji i Ukrainës, German Galushchenko.
“Duke rrezikuar jetën e tyre, inxhinierët tanë kanë qenë në gjendje që të parandalojnë një katastrofë bërthamore që kërcënonte të gjithë Evropën”, shtoi ai, shkruan REL.
Furnizimi me energji ishte ndërprerë në Çernobil, pasi forcat ruse e morën nën kontroll atë.
Në Çernobil, më 1986 ka ndodhur katastrofa më e madhe bërthamore në botë, që ka lënë të vdekur qindra persona dhe radioaktiviteti është përhapur në mbarë Evropën.
Forcat ruse po ashtu kanë marrë nën kontroll edhe centralin e Zaporizhjas më 4 mars. Ky është centrali më i madh bërthamor në Evropë. Gjatë luftimeve, është shkaktuar zjarr në këtë central, që ka rritur shqetësimet se mund të ndodhë ndonjë katastrofë bërthamor.