Lista Serbe kthehet në Kuvend – nëntë deputetë të rinj regjistrohen.
Nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe janë regjistruar në Kuvendin e Kosovës.
Kjo pasi 10 deputetët e mëhershëm dhanë dorëheqje nga pozita e deputetit, javë më parë.
Kështu në radhë ishin nëntë deputetë të Listës Serbe dhe një deputet i partisë GI SPO.
Regjistrimin e tyre e ka konfirmuar edhe Ilir Kërçeli, kryekëshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Konjufca e ka lexuar edhe formën e betimit të cilën e kanë nënshkruar deputetët.
Kush janë deputetët e rinj
Verica Çeraniq propozohet të zëvendësohet me Ksenija Bozoviq nga Lista Serbe
Branislav Nikoliq propozohet të zëvendësohet me Rados Mihajloviq nga Lista Serbe
Milosh Pervoviq propozohet të zëvendësohet me Nenad Radenkoviq nga Lista Serbe
Ljubinko Karadzhiq propozohet të zëvendësohet me Svetislav Jokiq nga Lista Serbe
Jasmina Dediq propozohet të zëvendësohet me Biljana Maksiq nga Lista Serbe
Dragana Antonijeviq propozohet të zëvendësohet me Cvetko Veljkoviq nga GI SPO
Slavko Simiq propozohet të zëvendësohet me Milan Kostiq nga Lista Serbe
Igor Simiq propozohet të zëvendësohet me Zoran Maksimoviq nga Lista Serbe
Miljana Nikoliq propozohet të zëvendësohet me Olivera Zdravkoviq nga Lista Serbe
Zoran Mojsiloviq propozohet të zëvendësohet me Milan Joksimoviq nga Lista Serbe