Vasfije Krasniqi kthehet në Kuvend si vizitore, deputetët në këmbë e duartrokasin.
Ish-deputetja e Kosovës, Vasfije Krasniqi, sot ka qëndruar në Kuvend si vizitore pasi e la mandatin për çështje shëndetësore.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar mirëseardhje, derisa deputetët u ngritën në këmbë për ta nderuar atë.
“Po e përshëndes në emër të të gjithë juve Vasfije Kransiqin, e cila është kthyer nga SHBA dhe po na viziton, është pjesë e kësaj seance. Vasfije, faleminderit që ke ardhur! Natyrisht, gjithmonë je e mirëseardhur në Kosovë, por sidomos në Kuvendin e Kosovës ku shërbeve edhe si deputete para pak kohësh. Të falenderojmë sinqerisht për aktivizmin tënd të sinqertë që i ka dhënë kaq forcë të madhe morale popullit tonë”, tha Konjufca.