Ish-drejtori i Milanit, Zvonimir Boban është pranë rikthimit në futboll.
Kroati u shkarkua nga Milani në mars të këtij viti, pasi e kishte kritikuar drejtorin ekzekutiv Ivan Gazidis që po zhvillonte bisedime të fshehta me Ralf Rangnick.
Mirëpo Corriere dello Sport, raporton se Roma është duke e konsideruar emërimin e Boban për drejtor.
Me ardhjen e Friedkin kanë ndryshuar gjërat në klub dhe kroati ka përfunduar në shënjestrën e Giallorosëve.
Boban është i hapur për ta pranuar ofertën e Romës dhe së shpejti mund ta shohim si drejtor në Olimpico.