Kthesë e madhe: Dybala po transferohet te ky klub në Serie A

13:25 | 11 Korrik 2022

Kthesë tjetër: Dybala largohet nga Juventus por mbetet në Serie A.

Paulo Dybala ishte shumë pranë transferimit tek skuadra e Inter.

Mirëpo drejtuesit e Neroazzurëve ndërruan mendje në fund dhe tashmë siç po rrjedhin ngjarjet argjentinasi nuk do të përfundojë në stadiumin Giuseppe Meazza.

Mirëpo ish ylli i Palermos duket se do të luftojë për titullin në Scudetto edhe në sezonet e ardhshme. Mediat italiane bëjnë të ditur se ai ka marrë një ofertë nga skuadra e Napolit.

Skuadra jugore është gati që të paguajë plot 7 milionë euro në sezon për argjentinasin, gjë që ishte kërkesa kryesore e Dybalas për të rinovuar me Juventusin.

Komento: