Kthesë e madhe: Ziyech do të luajë në Chelsea deri në fund të sezonit

16:10 | 01 Shkurt 2023

Ziyech do të luajë në Chelsea deri në fund të sezonit.

Hakim Ziyech do të vazhdojë të luajë në Chelsea së paku deri në fund të sezonit.

Futbollisti maroken ishte pranë transferimit në Paris Saint-Germain, por gjithçka dështoi në momentet e fundit.

Krejt kjo për fajin e klubit të tij aktual, shkruan “Gazeta Express”

“Blues” në fakt e kanë dërguar të njëjtin dokumente tri herë gabim mbrëmë, ndërsa më pas u mbyll afati kalimtar i janarit dhe më s’kishte kohë për klubin nga “Parku i Princave”.

Liga Profesionale e Futbollit (LFP) vendosi kundër huazimit të lojtarit në PSG, e cila u ankua dhe bëri kërkesë që të bëhej një përjashtim në këtë rast.

Komiteti u mblodh sot në mëngjes për ta shqyrtuar këtë rast dhe vendosi kundër lëvizjes.

Ziyech kishte arritur në Paris të martën për ta kompletuar transferimin në PSG dhe i kishte kaluar vizitat mjekësore.

Sidoqoftë, atij i duhet të kthehet në Londër dhe të qëndrojë deri në fund të sezonit.

Ai ishte kryesisht rezervist në këtë edicion duke i zhvilluar veç 6 ndeshje nga fillimi me ekipin nga “Stamford Bridge”.

Chelsea bëri përforcime të mëdha në janar dhe kjo nënkupton se Ziyech mund të ketë edhe më pak hapësira në pjesën e dytë të këtij edicioni.

Komento: