Kthesë e papritur, Dybala transferohet të ky ekip i Serie A

09:31 | 18 Korrik 2022

Dybala i bashkohet Romës

Paulo Dybala do të jetë futbollisti i ri i AS Romas.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, raporton se futbollisti argjentinas do t’i bashkohet skuadrës kryeqytetase.

Dybala ishte futbollist i lirë, pasi nuk e vazhdoi kontratën me Juventusin.

Milan, Inter, Napoli e Roman ishin ndër ekipet e interesuara për shërbimet e tij.

Por, në fund ai ka zgjedhur Romën e Mourinhos.

Mbrëmë, Roma dërgoi ofertë zyrtare te agjentët e Dybalas dhe sipas të gjitha gjasave, e njëjta është pranuar.

Komento: