Kthimi i VV-së në media, Haxhiu: Kemi marrë vendim në kryesi, qytetarët po na duan në media

14:26 | 16 Dhjetor 2025
Albulena Haxhiu: Glauk Konjufca e bën qeverinë

Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes tha se kanë marrë vendim në kryesi të partisë për të dalur sërish në media, dhe këtë e arsyetoi, se “po duan qytetarët”.

“Tashmë kemi një vendim tjetër të kryesisë, kemi diskutuar gjatë në raport me këtë. Sepse qytetarët e Kosovës na kanë thënë në vazhdimësi që po na duhet prezenca juaj në media. Duke qenë që ata po i shikojnë, dëgjojnë emisionet dhe nuk po e shohin qëndrimin e VV-së dhe natyrisht që e kanë të rëndësishme që ta dëgjojnë apo që ta shohin atë.

Ne vlerësojmë që tashmë është e duhur që të jemi të pranishëm në media. Unë sa kam qenë ministre e drejtësisë kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë me mediat, nuk ka pasur as një raste, 98 për qind të rasteve që janë drejtuar për qasje në dokumente, pyetje drejtuara ministrisë ne i kemi adresuar, vetëm 2 për qind që nuk kanë qenë në përputhje me ligjin ne nuk e kemi mundësuar”, tha ajo./Ekonomia Online

Komento: