Ku është droga që u kap në Lipjan, flet ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla

23:51 | 27 Maj 2021

Ai ka thënë se droga është në vend të sigurt

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se dorga që u kap në Lipjan momentalisht po ruhet në mënyrën e duhur, mirëpo do të shkatërrohet me proces transparent.

“Droga është duke u ruajtur në mënyrën e duhur. Ajo do të shkatërrohet në një proces plotësisht transparent”, është shprehur Sveçla.
Tutje, ai siguroi se kjo sasi e drogës nuk pati synim Kosovën, por tregjet më të mëdha, shkruan Express.

“Kjo sasi (e drogës) ka qenë e destinuar të shkojë në tregje më të mëdha se Kosova”, ka thwnw Sveçla.

“Policia e Kosovës ka luajtur rolin e vet më së miri. Kanë realizuar një numër të arrestimeve, ky rast nuk ka përfunduar, hetimet po vazhdojnë”, shtoi Sveçla.

Komento: