Ku është Samuel Eto’o!?

13:36 | 20 December 2018

Ish-ylli i Barcelonës, Samuel Eto’o ka qenë ndër lojtarët më të njohur.

Ai njihet si një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij.

Sulmuesi nga Kameruni, i cili vitet më të mira të karrierës së tij i kaloi te Barcelona, edhe pse në moshën 37 vjeçare, vazhdon të jetë aktiv në futboll.

Eto’o në 22 vite karrierë, ka veshur fanellat e 14 skuadrave.

Natyrisht se Barcelona, Inter dhe Chelsea, mbeten skuadrat më të mëdha ku ka luajtur Eto’o.

37- vjeçari Eto’o pas një aventure të gjatë nëpër Evropë te skuadrat si Everton, Anzhi, Sampdoria, Antalyasor dhe Konyaspor, tani është pjesë e skuadrës Qatar, në Katar.

Në sezonin e parë te Qatar, Eto’o në 10 paraqitje ka shënuar katër gola.

Komento: