Ku ishte mbrëmë Piatek ?

12:17 | 27 Shkurt 2019

Mbrëmë nuk patë fitues në ballafaqimin Lazio-Milan.

Lazio-Milan, sfida e parë në gjysmëfinale e Kupës së Italisë, ishte një 90-minutësh i mërzitshëm, me pak raste për shënim, me dy ekipe që kishin frikë të sulmonin duke u kujdesur më shumë seç duhet për të mos pësuar.

Milan kishte zbarkuar në kryeqytet me një formacion ofensiv në dukje por të besuarit e Rino Gattusos goditën vetëm një herë kuadratin.

Në 30 minutat e para asnjë nga dy ekipet nuk zbritën një herë në sulm, e zgjatën shumë stadiumin e kundërshtarit. Lazio u zgjua vetëm në fundin e pjesës së parë ku Immobile dhe më pas Milinkovic-Savic provuan të gjenin kuadratin.

Komento: