Ku janë pagat më të larta, në Kosovë apo në Shqipëri, zbulon analisti kosovar

21:36 | 23 December 2021

Në Kosovë pagat mesatare është më e lartë se në Shqipëri.

Agron Demi analist i politikave në institutin GAP, i ka bërë një analizë pagave në Shqipëri, duke i krahasuar me ato në Kosovë.

Kjo analizë e tij, vjen pas daljes kundërligjshëm në publik të rreth 650 mijë pagave të qytetarëve të Shqipëri.

Demi thotë se mesatarja e pagave në Shqipëri është më e ulët në Kosovë.
“Duke i analizu këto të dhënat e pagave në Shqipëri, që në mënyrë skandaloze dolen në publik, dhe duke i krahasu me të dhënat nga statistikat zyrtare për të ardhurat në Kosovë, del se: – mediana dhe mesatarja e pagave në Shqipëri është më e ulët se sa në Kosovë. Pra shumica e të punësuarve marrin rroga më të vogla se shumica në Kosovë. – por numri i atyre që kanë rroga mbi 10 mijë euro në muaj është shumë ma i lartë në Shqipëri se sa në Kosovë”, ka shkruar Demi në faqen e tij në Facebook.

Komento: