Ku ka zë s’është pa gjë, reperi kosovar ndahet nga gruaja e tij (Foto)

10:44 | 13 Shkurt 2026

Pak muaj më parë u raportua për një krizë martese të reperit kosovar, Lumi B me bashkëshorten e tij, Mirandën.

Zërat u mohuan nga kjo e fundit derisa publikoi foto e video të përbashkëta me të parë raportimet nga mediat, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, duket se çifti nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe martesa e tyre ka marrë fund.

Lumi deri pak ditësh kishte foto familjare, por këto ditë duket se i ka larguar përfundimisht çdo imazh ku shihej Miranda.

Kujtojmë se Lumi dhe Miranda janë prindër të dy djemve.

Komento: