Arianit Koci ka treguar se ku po intervistohen të dyshuarit.
Avokati Koci ka thënë se njëri prej klientëve të tij, i ftuar nga Gjykata Speciale, do të intervistohet në hotelin në të cilin do të qëndrojë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Koci ka thënë se konfirmimi për këtë i ka ardhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“E kam pranuar konfirmimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, se njëri prej klientëve të mi, do të intervsitohet në cilësinë e të dyshuarit – në hotelin ku do të qëndrojë”, ka shkruar Koci.
Kjo sipas Kocit po tregon joseriozitet, pasi thotë se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka pasur kohën dhe buxhetin e mjaftueshëm.
“Me kohën që e kanë pasur, buxhetin, dhe infrastrukturën që e kanë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – marrja në pyetje e të dyshuarit në hotel, po e len përshtypjen e joseriozitetit. Po ashtu, besoj që po trajtohemi në mënyrë të padinjitetshme”, ka shkruar Koci.