Ku qëndron AAK-ja në sondazhe krahasuar me partitë e tjera, tregon Pal Lekaj

00:02 | 12 Dhjetor 2020

Pal Lekaj tregon ku qëndron AAK-ja në sondazhe krahasuar me partitë e tjera.

Anëtari i AAK’së, Pal Lekaj ka treguar e ku qëndron AAK’ja në sondazhe, bashkë me partitë e tjera.

Sipas Lekajt, AAK’ja në sondazhe qëndron e katërta. Prapa VV’së që është e para dhe pas PDK’së dhe LDK’së që janë e dyta e e treta.

“Është e vërtetë se VV’ja del e para, PDK’ja e dyta, LDK’ja e treta dhe AAK’ja e katërta. Pra, ne kemi një gjendje stabile”, është shprehur Lekaj.

Tutje, ai ka thënë se përqindja që kanë pasur në zgjedhjet e kaluara nuk ka ndryshuar.

“Në asnjë sondazh nuk del që përqindja që kemi pasur në zgjedhjet e kaluar ka ndryshuar negativisht.”, thotë Lekaj.

“Ne qeverisim në katër komuna dhe në të gjitha ato ne kemi qeverisur mirë”, shtoi Lekaj.

Komento: