Ku rri Zelensky, kjo është dhoma e tij e luftës

15:48 | 28 March 2022

Komediani që u bë lider lufte.

I lodhur, por akoma duke bërë shaka, Presidenti i përndjekur i Ukrainës thotë “unë nuk jam një hero”. Kështu e përshkruan “The Economist” takimin dhe intervistën e realizuar me Zelenskyn, në ambientin ku ai po qëndron.

Në një artikull për intervistën e realizuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “The Economist”, ka përshkruar atë që quhet “kështjellë”.

Hapësira në të cilën qëndron Zelensky, shkruan gazeta britanike, është fortifikatë e rrethuar me snajperistë nga të gjitha anët.

“Dyert e bardha metalike u hapën, dhe më tej sheh drunjtë dhe thasët me rërë”, nis përshkrimi i hapësirës që do t’i çonte në zyrën e Zelenskyt për ta realizuar intervistën.

“‘Mirë se vini në kështjellë’, thotë një ndihmës i Presidencës. Mund të shohësh snajperistët në të majtë, në të djathtë, lartë dhe poshtë. Sistemin e mbrojtjes ajrore, copat e mëdha metalike, mund t’i shohësh edhe më lehtë. Kur dyert mbyllen, një ushtar merr një “vertushka”, – telefon i sigurt i Qeverisë, i kohës sovjetike, – dhe pret urdhra. Ne lëvizim drejt një hyrjeje anësore, pastaj shoqërohemi nëpërmes korridoreve të errëta dhe ecim shkallëve lart e poshtë dhe thellë në trupin e makinerisë ukrainase të luftës”, shkruan gazeta britanike.

Brenda rezidencës së fortifikuar qeveritare po i priste aktori dhe politikani Zelensky, të cilin “The Economist” e përshkruan njerëzor dhe origjinal.

Komento: