“Ku shkel ajo, bari nuk del”, Linda i reagon Ganisë duke publikuar një bisedë

19:45 | 16 Janar 2024

Ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia, i cili ishte i pranishëm në spektaklin ‘Prime’, ka bërë një deklaratë thumbuese mbi ish banoren tjetër, Lindën.

Ai e ka kritikuar Lindën për deklaratat pretenduese se Santiana dhe Buci kanë një aferë nga jashtë.

“Magneti veç iki (Linda), tek çështja e Bucit, si ka mundësi me e lujt një person të moralshëm, bërllok ata, e bërllok kjo. Ku shkel Linda Halimi, bari nuk del aty, dhe me të cevat e kanalizimit nuk do doja t’i kisha me një vend”, ka thënë Ganiu.

Ndaj deklaratës së saj ka reaguar edhe Linda, ajo ka publikuar një bisedë në të cilën shihet se Gani Gërmia i ka shkruar asaj “Lindush”, ndërsa e njëjta nuk i ka kthyer përgjigje.

Komento: