Me kë do të përballet tani Drita në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Drita e fitoi ndeshjen e parë në kualifikime për Ligën e Kampioënve dhe do të tentojë të vazhdojë me po këtë hap të martën, më 11 gusht, kundër klubit irlandez Linfield, në finalen e rundit preliminar në kualifikimet për Champions.
Kampionia e Kosovës, Drita, e nisi rrugëtimin në kualifikimet për Ligën e Kampionëve me fitore, pasi që arriti ta mposhtë me rezultat 2:1 klubin nga Andorra, Inter Club d’Escaldes, falë golave të shënuara nga Xhevdet Shabani dhe Hamdi Namanit.
Gjilanasit u përballen me Inter Club d’Escaldes në gjysmëfinale të rundit preliminar të kualifikimeve për Ligë të Kampionëve, ndërsa tani do ta vazhdojë edhe më tutje ëndrrën për pjesëmarrje në garën më prestigjioze të Evropës.
Tani, Dritën e pret finalja e këtij rundi preliminar të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me klubin irlandez, Linfield, që shënoi sot fitore në gjysmëfinalen tjetër – 2:0 kundër Tre Fiori, që luajti me dhjetë lojtarë në fushë.
Linfield nuk krijoi raste të shumta në këtë ndeshje, siç krijoi Drita në ndeshjen e vet, mirëpo dy golat nga zëvendësuesit Bastien Hery dhe Christy Manzigna i mjaftuan për ta zënë vendin në finale kundër Dritës.
Nëse e fiton edhe ndeshjen kundër Linfield, atëherë Drita do të vazhdojë tutje me fillimisht rundin e parë kualifikues, pastaj rundin e dytë kualifikues e në fund i ka play-offs për kualifikim, të cilat ta sigurojnë vendin në grupet e Ligës së Kampionëve.